Operacioni “Vardaris” sekuestron mbi 324 kilogramë marihuanë në Selanik, arrestohen shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut është vënë nën hetim dhe është lënë në paraburgim, pasi dyshohet se ishte përfshirë në transportin e më shumë se 324 kilogramëve marihuanë të sekuestruar në Selanik të Greqisë. Lajmi u bë i ditur sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

Sipas Prokurorisë, në fund të shkurtit të këtij viti i dyshuari siguroi një automjet transporti, ndërsa në fillim të marsit mori edhe një rimorkio. Më pas, ai organizoi transportin e dyshuar të letrës së ricikluar të presuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejt Republikës së Turqisë, përmes Republikës së Bullgarisë.

Pas përfundimit të procedurave doganore, më 8 mars 2026, i dyshuari u largua nga territori i Maqedonisë me automjetin dhe rimorkion, në drejtim të Republikës së Bullgarisë. Megjithatë, në vend që të vijonte udhëtimin drejt Turqisë, ai u nis për në Greqi dhe e la automjetin me rimorkio në një ambient të mbyllur me qira në Selanik.

Gjatë qëndrimit atje, ai u takua me dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve po zhvillohet procedurë në Republikën e Greqisë. Njëri prej tyre rezulton i paarritshëm për organet e ndjekjes. Sipas njoftimit, në këtë takim i dyshuari mësoi për planin e transportit të mëtejshëm të lëndës narkotike, e cila do të fshihej në ngarkesën me letër të ricikluar.

Pasi droga u sigurua, dy nga të dyshuarit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, e vendosën marihuanën në hapësirat e përgatitura më herët brenda balotave me letër të ricikluar. Ky proces u krye gjatë periudhës 11-14 gusht 2026.

Më 14 gusht 2026, në kuadër të operacionit “Vardaris”, policia greke arrestoi dy prej të dyshuarve dhe kontrolloi ambientin e marrë me qira. Brenda tij u gjet rimorkioja, së cilës i ishin hequr më parë targat e regjistrimit. Sasia e drogës u zbulua në katër paleta të vendosura në pjesën e pasme të rimorkios dhe në katër paleta të tjera të pozicionuara përpara saj.

Në kuadër të të njëjtit aksion është arrestuar edhe një shtetas i Kosovës.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa-mujor dhe falë bashkëpunimit mes autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Kosovës.


Shtuar më 16.08.2026 13:54

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş