Operacioni “Shpirti”, 2 skafistët: 500 kg marijuanë në pronësi të Kurtit, në qese të zeza!

Zbardhen pjesë nga dosja për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Një tjetër emër që del nga hetimet është Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës. Në dosjene siguruar nga gazetari Arsen Rusta skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini kanë deklaruar se në muajin tetor 2016 të dy kanë bërë një udhëtim të dytë duke trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria në Itali rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanbis sativa e ciula denstinacion final kishte Gjermaninë. Edhe në këtë rast të dy kanë deklaruar se Sajmir Kurti ishte pronari i lëndës narkotike, po ashtu mjeti lundrues gomone me të cilin ishin nisur nga plazhi pas kazinosë së Kurtit që ndodhej afër Malit të Robit.

Pjesë nga dosja:

Lendën narkotike ishte e destinuar për disa shtetas shqiptar që ndodheshin në Gjermani që, pasi të njoftoheshin për zbarkimin në brigjet e Puglia-s, do te arrinin në Itali me kamion për të ngarkuar e për ta marre lëndën narkotike. Ato kanë deklaruar se gjatë ngarkimit të mjetit lundrues, gomone, ishin të pranishëm shtetasit Sajmir KURTI, bashkë me të birin dhe alpin. Gjatë transportimit gomoni ishte mbushur me uje e te dy motorat kishin pësuar difekt, ai kryesori prej 70 kv e ai zevendesues, kaq sa për të arritur në bregjet italiane janë detyruar të përdornin lopatat, duke zbarkuar rreth orës 4 o 5 të mëngjesit në zonën Monopoli. Këtu kishin shkarkuar thaset me marijuanë, duke i fshehur në murin rrethues të një shtëpie të pabanuar. Gomoni ishte braktisur nëpër shkembi. Gjatë të njejtës ditë të dy kishin marrë vesh nga KURTI, me të cilin ishin në kontakt telefonik, që ngarkesa me lëndë narkotike ishte gjetur dhe sekuestruar.

Konkretisht shtetasi Fiqiret Seferi ka deklaruar: “Jemi nisur nga Shqipëria me droge ne gomon ne tetor 2016. Ishin reth 500 kg marijuanë në pronësi të Sajmir Kurtit. Droga ishte e destinuar për në Germani, ke shtetasit shqiptar me banim atje. Ishte nje gomon rreth Biashte” metra, ne vetroresine, me tubolar me ngjyre gri me nje motor 70 kuajsh, nuk mbaj mend marken. Kishte edhe nje motor rezerve. Te dy motorat ndaluan se punuari e kemi perdorur lopatat per te lundruar 6/7 milje nga Italia. E kemi ngarkuar drogën ne zonen e perdorur kasinosë të Sajmir Kurtit, që ndodhet afer malit të quajtur MALI ROBIT Kasinoja eshte e Saimir Saimir-it, nuk e di nese eshte ne emer te tij. Vullnet CILA luante në këtë Kasino e al me ka thene që ishte e Sajmirit. Beri gati çdo gje Sajmiri, ngarkuam drogën në gomone, une dhe AJDINI, DURIM-i vellai i AJDINI-4, Hamid Seferi, djali i Sajmir KURTI me nipin e tij. Nuk e mbaj mend emrin e djalit te KURTI-t, ai ka djale e vajze dhe emrin e nipit të tij, Sajmiri ishte përgjegjësi i drogës, po pronésia ishte edhe e miqve të tij.

Sajmiri me dha numrin e telefonit dhe adresen në Gjermani të pritësve të drogës që do të vinin në Puglia, në brigjet e Barit, me nje kamion. Nuk e mbaj mend si ishte e konfeksionuar, me kujtohen qese të zeza. Nuk di te them kush ishin pronarët e tjerë të drogës, ishin të pranishëm kur kemi ngarkuar, por jo në e nisje. Nuk ishin as nga Fieri, ishte erresire. Nuk e di nga vinte droga. Jemi nisur me dy GPS , ndoshta ishin nga AJDINI ishte nje fiks dhe nje dorë, me trajektorën që do përshkonim te memorizuara nga AJDINI Motorer u fiken e me lopata kemi arritur në breg, në Monopoli rreth orës 5 temëngjesit. Kishte dallgë të larta e gomoni u përplus ke shkembinjte, duke u dëmtuar. Kemi shkarkuar drogën në një vilë të rrethuar me mure. E kemi depozituar mbrapa murit, gjate perimetrit te viles, jo gjithe bashke, por e fraksionuar. E kemi fshehur edhe mbrapa pemeve te viles. Kemi marre ne telefon numrin e shqiptarëve që do merrnin drogen, po telefonat nuk funksiononin. Te këtyre shqiptarëve, emrat i njeh AYDINLNe do të prisnim arritjen e tyre per dy dite. Pasi kemi fshehur drogen, ne kembe kemi shkuar ne Monopoli, ku kemi blere kepuce e robe te reja e kemi shkuar në Bari me tren”.

Deklaratat e Fiqiret Seferit përputhen edhe deklarimet e bëra nga Ferhat Ajdini.

“KURTI na gjeti një tjetër gomon dhe e ngarkojë me 500 kg marijuanë Gomonin e gjetëm gati afer Kazinose në Golem. Kazinoja eshte e KURTI. Une dhe SEFERI u nisëm nga Shqipëria dhe arritem ne Itali, ne plazhin e Monopolit. Gomoni kishte nje motor prej 70 Kv e një tjetër rezerve prej 25 KV, ishte me ngjyre gri. Afer bregut në Monopoli motorat u prishën e kemi arritur në breg me lopata. Kemi shakarkuar drogën në një shtëpi te braktisur buze detit, mbrapa murit te gurit, nëse nuk gaboj. Kemi braktisur gomonin, ishte gjysëm në det e gjysëm në shkëmbinje. KURTI na tha qe droga do të lehej ne breg mes Monopoli-t e Torre Canne-s ku me pas do të merrej nga ai dhe miqte e tije për ta derguar në Gjermani. Pas disa ditësh do të vinte në Itali, Sajmir KURTI, qe do ta shoqëronim në vendin ku do linim drogën, sepse do ta ngarkonte për ta dërguar në Gjermani. Nga njoftimet ne lajme te dhena nga televizioni, KURTI mori vesh qe droga ishte”./Shqiptarja


Shtuar 4.07.2021 13:42