Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, ka reaguar pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti”.
Soreca shkruan në Twitter se lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.
“Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE”, shkruan ambasadori.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nq total 38 persona, ku mes tyre prokurorë dhe zyrtarë të lartë.