Operacioni i FNSH, një prej të shpallurve në kërkim Inez Hajrulla, i shpëtoi dy atentateve në Vlorë

Inez Hajrulla është një nga personat e shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pas operacionit blic gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit sot.

Emri  i Inez Hajrullës është emër i njohur për policinë, pasi ai i ka shpëtuar dy atentateve në vitin 2017 dhe 2019.

Ai mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe te zona e njohur ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë. Edhe emri i Denis Karafilit, (i arrestuar), është i njohur nga dëshmia e Inez Hajrullës, si shoqëruesi i tij.

Atentati i 2017:

Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. 26- vjeçari at’here është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar dhe njihet si person me rrezikshmëri.

I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.

Çfarë ndodhi në vitin 2019:

Më 10 maj të 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, skemë tipike e eliminimeve mafioze, teksa ishte ulur në një lokal. Ai mundi t’i shpëtoj atentatit, por u plagos në mënyrë rastësore Dajko Cenodemaj që po pinte kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur.

Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos, ngjarjes së ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” disa vite më parë./albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 13:24