Operacioni anti-drogë, si u hodh nga kati i dytë ish-oficeri në Vlorë kur pa policinë

Mes të arrestuarve në operacion anti-drogë të ndërmarrë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë janë edhe Maksim Sota, prokuror në Vlorë dhe ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit.

Festim Leja është hedhur nga kati i dytë i banesës në momentin që pa SPAK ka shkuar me urdhër-arrestin. Në momentin që policia do të ndërhynte, ai është hedhur dhe për pasojë pësoi edhe fraktura në këmbë, raporton Abcnews.al.

Tashmë, Lelaj ka dalë nga spitali dhe është nisur në drejtim të Tiranës. Edhe personat e tjerë e arrestuar janë nisur drejt kryeqytetit.

Operacioni kundër trafikut të drogës, u zhvillua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.

Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e anti-mafiaes Italiane të Barit, ndërsa çoi në ekzekutimin e 38 urdhër arresteve për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion.


Shtuar 2.07.2021 10:46