Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një operacion antidroge, ku janë vënë në pranga rreth 20 persona.
Raportohet se në total, janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.
Gjithashtu, të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.
Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.
Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj, por ende nuk dihen detaje nga operacioni.
Sakaq, në orën 09:00, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, drejtori Tonin Vocaj, do të dalë sot në një konferencë për mediat, për të dhënë detaje mbi aksionin në fjalë.