Olsi Bylyku përlotet në studio: Fitova audicionin në “Portokalli” ditën që më vdiq gjyshi

Aktori i humorit Olsi Bylyku, i ftuar në emisionin në RTV Ora, është shprehur se ka fituar audicionin e “Portokallisë” ditën që i ka vdekur gjyshi.

Ai thotë se ishte një moment i vështirë, ndërkohë nga ana tjetër thotë se gjyshi ka qenë një nga njerëzit që  ia bëri mbarë që të ishte pjesë e emisionit të humorit.

Bylyku: Unë e kam fituar audicionin në Portokalli në ditën që më ka vdekur gjyshi. Kjo është hera e parë që e them. Performova shumë pak. Gjyshi im ka qenë një nga njerëzit që ma bëri mbarë që unë të fitoja audicionin. Altini më tha që ditën e parë që ti do jesh ylli i Portokallisë. /albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 19:03