Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar një tjetër krizë pas asaj të pandemisë dhe energjitikës.
Sipas OKB, bota do të vuajë mungesën e ujit të pijshëm, ku sipas raporteve pritet të preken rreth 5 miliard persona në të gjithë botën.
Sipas të dhënava, shifra prej 3.6 miliard njerëzve që kishin mungesë të ujit për të paktën një muaj në vit, në vitin 2018 pritet të shkojë në 5 miliard në vitin 2050.
“Pavarësisht nga disa përparime, 107 vende mbeten larg qëllimit të menaxhimit të burimeve të tyre ujore në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2030”. Në peizazhin e një klimë globale që ndryshon me shpejtësi, rreziqet e lidhura me ujin mbeten në krye të listës.
“Përmbytjet dhe thatësira janë në rritje për shkak të ndryshimit të klimës. Pritet që numri i njerëzve që vuajnë nga stresi i ujit të rritet në mënyrë dramatike, si për shkak të rritjes së popullsisë ashtu edhe rënies së disponueshmërisë. Menaxhimi, monitorimi , parashikimi dhe paralajmërimi i hershëm janë të fragmentuar dhe të papërshtatshëm, ndërsa përpjekjet financiare globale për klimën janë të pamjaftueshme”, shpjegon OMM./albeu.com