OKB: Në Afganistan do nisë gjuetia e “shtrigave”, ja kush rrezikohet

Organizata e Kombeve të Bashkuara e sheh të zymtë situatën në Afganistan pas ardhjes në pushtet të Talebanëve.

Megjithëse ata premtuan se nuk do të ketë hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të SHBA-së, OKB parashikon se ata do të nisin një fushatë të rreptë ndëshkimesh për kundështarët politikë dhe mbështetësit e amerikanëve.

Sipas OKB, ata që do e vuajnë më shumë këtë dhunë, pritet të jënë gratë dhe fëmijët.

Gjithashtu mjaft të rrezikuar janë ish-funksionarët e lartë të shtetit që më parë operonin në polici, ushtri, etj./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 16:22