Ofendimet e Ramës, Berisha: Mbyllini gojën ordinerit, e shndërroi foltoren në tualetin e gojës së tij

Kreu i PD Sali Berisha është treguar i ashpër në fjalën e tij në Kuvend pas fyerjeve dhe ofendimeve nga Kryeministri, Edi Rama.

Berisha drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla duke i thënë se duhet t’ i japë fund tolerancës së fyerjeve të kryeministrit në Parlament.

Më tej kreu i PD tha se kjo sjellje po e ço Kuvendin drejt një konflikti të pashmangshëm.

Sali Berisha: Ky është jashtë çdo morali, të çdo etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, të një ordineri, të garantoj që parlamenti do të ketë zhvillime të paparashikueshme, ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të Opozitës. Unë e kuptoj që ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjen e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto janë brenda familjes tuaj, kur shtrihen në Opozitë, mund të bëhen shkak të konflikte të shumta. Ndaj, duhet t’i jepni fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor një fjalor të tille dhe shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është t’i mbyllësh gojën një ordineri. Zonja kryetare, po e çoni parlamentin drejt katastrofës./albeu.com


Shtuar 22.12.2022 20:51