OBSH jep lajmin e mirë: Pandemia e COVID-19 mund të vihet në kontroll në pak muaj

Shefi i Organizatës  Botërore të  Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të hënën se bota ka mjetet e duhura për të vënë nën kontroll pandeminë globale Covid-19 në muajt e ardhshëm, duke kërkuar një ndarje të drejtë të burimeve globale.

“Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”,- tha kreu i OBSH-së

Sipas Sunday Times, ai gjithashtu shprehu shqetësim për “shkallën alarmante” në të cilën Covid-19 po përhapet në ata të moshës 25-59 në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.

 

Shtuar 20.04.2021 08:04