OBSH jep alarmin: 236 mijë vdekje në Evropë nga Covid deri në dhjetor!

Drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge, në një kofnferencë për shtyp tha se sipas disa të dhënave të besueshme, do të ketë me mijëra vdekje nga Covid në Europë deri në dhjetor, pasi sipas tij ritmet e vaksinimit janë tepër të ulta.

Kluge teksa foli për situatën e Covid, tha se sipas parashikimit do të ketë 236 mijë vdekje në tre muajt e ardhshëm.

Kluge teksa foli për situatën e Covid tha se sipas parashikimit do të ketë 236 mijë vdekje në tre muajt e ardhshëm, kryesisht në vendet ku popullsia nuk është vaksinuar dhe në vendet e varfra që kanë mungesë vaksinash.

“Javën e kaluar, pati një rritje prej 11 përqind të numrit të vdekjeve në rajon, një parashikim i besueshëm pret që 236,000 vdekje në Evropë, deri më 1 dhjetor. Vaksinat janë mënyra më efikase për të vazhduar me lehtësimin e masave dhe stabilizuar ekonominë. Në gjashtë javët e fundit, vaksinimet janë ulur me 14%, për shkak të mungesës së qasjes në vaksina në disa vende dhe mungesës së dëshirës për vaksinim në të tjerat”, u tha gazetarëve drejtori i OBSH -së për Evropën, Hans Kluge.

Hans Kluge, sot dha alarmin për një ngadalësim të ritmit të vaksinimeve kundër Covid në kontinentin e vendit. Ai bëri thirrje për të rritur kapacitetin prodhues dhe për të ndarë dozat, duke lënë mënjanë çdo tundim nacionalist.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar 216.4 milionë raste, ndërsa numri i viktimave arriti në më shumë se 4.5 milionë./albeu.com


Shtuar 30.08.2021 16:37

Tags: