Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon që kryeministri Zoran Zaev, ta mbajë premtimin e tij dhe të jepë dorëheqje.
Zyrtarët e partisë OBRM-PDUKM thonë se Zaevi në vend që të jepë dorëheqje, fshihet nga opinioni.
“Derisa ai fshihet, njerëzit e tij bëjnë presion mbi deputetët të cilët do ta rrëzojnë qeverinë. Presionet e Zaevit nuk japin fryt, populli i mundi njëherë presionet e tij më 31 tetori, do t’i mund sërish. Sa më shumë LSDM bën presion dhe kërcënohet, aq më shumë populli zgjohet dhe e dënon”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Partia gjithashtu ka ftuar deputetët e LSDM-së që nuk pajtohen me politikat e Zaevit, ta mbështesin votëbesimin e qeverisë./albeu.com