Mëngjesin e sotëm, një objekti i dyshimtë në rrugë ka alarmuar banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një kovë ishte konstatuar në mes të rrugës, ç’ka ka ngritur dyshime për bombë.
Të lidhura
None found
Forcat e Policisë, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer verifikimet për të përcaktuar nëse objekti përbënte rrezik.
Pas kontrollit, rezultoi se në kovë ndodheshin fasule, duke eliminuar çdo dyshim për rrezik.
