“O të q***** r****, Bledjon Nallbati “lëshon” gojën ndaj efektivit që i hodhi spraj në fytyrë

Përveç përplasjeve fizike mes protestuesve e deputetëve me forcat e policisë, nuk ka munguar as fjalori i pahijshëm.

Ka qenë deputeti demokrat Bledjon Nallbati i cili i është drejtuar efektivit të policisë me një fjalor jo i përshtatshëm për një politikan i cili është zgjedhur nga shqiptarët për t’i përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe qytetare në Parlamentin e Shqipërisë.

Në videon e mëposhtme deputeti demokrat dëgjohet teksa i thotë efektivit: “Hajde këtu po nuk t’ i q*** r***”.

Kjo revoltë e demokratit ka ardhur pasi efektivi i hodhi spraj në fytyrë. Nallbati së bashku me Luan Baçin, Eno Bozdon, Tedi Blushin janë të pozicionuar në “Sheshin Willson”. Ndërkohë, dhjetëra policë janë të vendosur kordon. Në këtë nyjë të kryeqytetit nuk kanë munguar as përplasjet fizike dhe deri përdorimi i sprajit me piper, ujit me presion dhe gazit lotsjellës.


Shtuar 26.11.2024 19:26

Tags: ,