“O Ervin, je kriminel! Ky ka marrë para, e futi në burg Berisha”, plas sherri mes Salianjit dhe Ristanit

Një debat me akuza të forta dhe etiketime të rënda ka shpërthyer në studion e “Open” mes Ervin Salianjit dhe Arben Ristanit.

Të dy këta personazhe, mbështesin kahe të ndryshme në konfliktin Berisha-Basha në Partinë Demokratike.

Gjithçka nisi kur Arben Ristani e quajti Salianjin “kriminel”, duke iu referuar dënimit për çështjen “Babale”.

Ristani: Ky është kriminel. Çfarë e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate? Është kriminel.

Salianji: Nëse do të kishte hetim për Bashën për çështjen “Muzin”, parafolësi do të ishte i hetuar.

Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm. Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe deri sa të shprehet Apeli jam i pafajshëm. Kurse ky ka një dënim për korrupsion. Ka marrë lekë. E ka futur në burg Sali Berisha. Ky ka edhe leje ndërtimi. Ia ka dhënë Erjon Veliaj. Ke marrë para se ke futur në burg Aleksandër Frangajn.

Salianji: Ky ka qëndrim, se dënimin për mua e quajti politik.

Ristani: Nuk është e vërtetë.

Salianji: Do të kesh qenë nën avujt e alkoolit.Kulmi i debatit ishte kur Ervin Salianji akuzoi Ristanin se, futet në kryeministri për të shkuar në zyrën e Edi Ramës me makinën e personave të skeduar. Salianji tha se, nëse përgënjeshtroheshin akuzat e tij, ai ishte gati të dorëzonte mandatin./albeu.com/


Shtuar 9.12.2021 22:48