Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-zv.drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi, i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.
Shkëmbi u pezullua nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn.
Sipas informacionit nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.
Dosja pritet t’i kalojë gjykatës për shqyrtim. Prokuroria kërkon që Shkëmbi të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra./albeu.com