“Nxjerr çdo natë testamentin se kam frikë se vdes…”, historia e trishtë e 76-vjeçarit nga Fieri

Përditë dëgjojmë apo hasim të moshuar që jetojnë vetëm, pasi fëmijët e tyre janë në emigracion ose jetojnë diku tjetër.

Këto histori ngjajnë sikur janë vetëm një realitet shqiptar, por gabohemi pasi mund t’i gjejmë kudo në botë.

E tillë është dhe historia e John Foster, një 76-vjeçar me origjinë nga Britania e Madhe. I moshuari jeton i vetëm në Sunderland, pasi nuk ka më asnjë familjar të tijin gjallë, teksa asnjëherë nuk është martuar.

Pensionisti jeton i vetëm në shtëpinë që dikur ndante me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat dhe tregoi për luftën e tij të përditshme për të përballuar izolimin e tij si dhe presionet financiare të kostos në rritje të jetesës.

‘Unë jam plotësisht i vetëm. Nuk kam as miq asgjë, thjesht jam këtu, kaq. Ekzistuese”, tregon ai.

Detaji më prekës është fakti që Foster çdo ditë prek vdekjen, ndërsa para se të flejë nxjerr tenstamentin e tij, duke e lënë të hapur në dhomën e ndenjes në rast se ndërron jetë dhe e gjejnë të vdekur.

“Fillova ta bëj këtë kur më vdiq motra. Unë nuk kam familje, të gjithë kanë ikur, kështu që nuk ka njeri që të bëjë gjëra të tilla. Nëse dikush hyn në shtëpi, kjo është gjëja e parë që do të shohë. Do të telefonojnë drejtorët e funeralit dhe gjithçka do mbarojë”- tregon ai.

I pyetur nëse ai ndihet ndonjëherë i trishtuar, zoti Foster tha: “Duhet të thuash “a ndihesh ndonjëherë i lumtur?” Sepse jam i trishtuar gjatë gjithë kohës’.

Pensionisti shpjegoi se vëllai i tij, minator, i vdiq katër ditë para ditëlindjes së tij të 41-të, ndërsa motra i vdiq pesë vjet më parë. Nëna dhe babai i tij vdiqën brenda 27 orëve nga njëri-tjetri.

“Nuk kam familje, nuk kam qenë kurrë i martuar, nuk kam fëmijë. Familja, nëse humb një ose dy është keq, por nëse i humb të gjitha je plotësisht i vetëm dhe është thjesht një makth”, tha ai.

“Nuk mund ta besoj se jam i fundit këtu. Duhet të marrësh kokën rreth tij, thjesht nuk ia del dot.-përfundon ai.

 


Shtuar 9.06.2023 19:49