Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli ka kërkuar që Shqipëria të japë buxhet për sportet dhe të mos i trajtojë ata sikur të duan lëmoshë. Në një deklartë nga ceremonia për të nderuar Luiza Gegën e cila u shpall kampione e Evropës, Ylli tha se kërkojnë që KKOSH e qeveria shqiptare të jenë partnerë.
“Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmën e dhënë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga qeveria zoti kryeministër, ne qeverinë e duam partner. Zoti kryeministër do të të bëja një thirrje, nxirri ato kompani bastesh që gëlojnë. Ato para t’ua japim shpërblime elitare sportistëve, për të rregulluar atë Pallat Sportesh, për të ringritur palestra vende. Ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë nga buxheti i shteti, kaq është buxheti i shtetit. Unë kam qenë në Parlament dhe e di se si ndahet buxheti i Shtetit dhe sa është, por i merr errësira, njerëz anonimë, përse duhet të ndodhë kjo? U bë shumë mirë që u mbyllën, afër çdo institucioni, çdo shkolle, poshtë pallateve kishte 10 lokale bastesh, por ka ardhur momentin që të bëhet një studim, kaq të pasur jemi që ne këto para t’ia lëmë këto para rrugës? Kaq të mëdhenj jemi ne? duhet bërë një studim zoti kryeministër, kompani bastesh ka Italia. Ne nuk mund të rrime në atë Pallat Sporti zoti kryeministër, duhen bërë ljëra olimpike, ne kemi një hap tonin që duhet të tregojmë dhe të promovojmë që Shqipëria ka bërë reforma. Kemi marrë dy projekte nga Komisioni Evropian,”- tha Ylli ndër të tjera.
Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund./albeu.com