Paneli i përbashkët mes liderëve të rajonit të zhvilluar në Forumin Strategjik të Bledit që po zhvillohet në Slloveni, ka sjellë një përplasje në qendrime mes kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë që gjithë liderët e tjetrë të rajonit përfshrë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, atë të Malit të Zi, Abazoviç, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski, të cilët njëzëri kërkuan përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, kryeministra e Serbisë, Brnabiç tha se nuk ka çështje në Ballkan, pasi sipas saj e ashtuquajtura Republikë e Kosovës nuk njihet, dhe se Kosova nuk do të jetë pjesë e BE-së.
Pyetjes së drejtuesit të panelit se nëse Serbia do të bashkëpunojë për uljen e tensioneve me Kosovën në veri, Brnabiç iu përgjigj: “Nuk ka një çështje të tillë. E ahtuquajtura Republikë e Kosovës nuk njihet nga 5 shtete të BE, dhe nuk mendoj se kosova do të jetë pjesë e BE”.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili theksoi se ndryshe nga Serbia, Kosova i ka vënë sanksione Rusisë, ndërsa serbët zyrtarë edhe sot e kësaj dite nuk janë ndarë nga shovinizmi i Millosheviçit dhe ai i Putinit.
“Ndryshe nga Serbia, Kosova i ka vendosur sanksione Rusisë. Sot në Serbi ende nuk janë ndarë nga shovinizmi i Millosheviçit dhe nga Putini. Do të ishte më e lehtë për ne të për të rifilluar mardhëniet nëse do të kishim fqinj Republikën Çeke, por ne kemi në krah një shtet që nuk jeton me realitetin”, u shpreh Kurti.