Nuri Belba kërkon drerë dhe drita si të Veliajt për Vit të Ri, jepet “çeku” për fituesin në Përrenjas

Afrimi i fundit të vitit buxhetor bën që institucionet publike të rendin në kryerjen e tenderave me qëllim shpenzimin e parave që kanë në dispozicion.

Aktualisht, Agjencia e Prokurimeve Publike është kthyer në një pazar të madh ku ministri, drejtori, bashki dhe ente të ndryshme publike kanë “hapur krahun” dhe po blejnë gjithçka iu duhet në këto muajt e fundit të vitit për të ezauruar paratë që kanë në dispozicion.

Dritat duhet te jene keshtu sipas kushtit te vendosur ne tender nga Bashkia Perrenjas
Dritat duhet te jene keshtu sipas kushtit te vendosur ne tender nga Bashkia Perrenjas

Kështu për shembull, Bashkia Përrenjas që ka gjithsej në qytet vetëm një rrugë dhe dy-tre rrugica ka vënë në dispozicion një goxha fond për zbukurimin e qytezës për festat e fundvitit.

Sipas dokumenteve të siguruara nga AlbEu, kryebashkiaku i Përrenjasit Nuri Belba ka firmosur një tender me fond limit 9.1 milionë lekë të vjetra me qëllim zbukurimin e qytezës për festa. Një ndër kushtet e caktuara në kontratë është që zbukurimet të jenë bërë deri më datë 3 dhjetor, kurse kërkohen edhe 50 fjamuj që të varen nëpër shtylla.

Ajo që bie në sy është se Bashkia Përrenjas kërkon zbukurime të njëjta me ato të vendosura gjatë vitit të fundit në Tiranë, bashkë me drerët dhe pemën e Krishtlindjeve. Duhet parë nëse do të jenë të njëjtat zbukurime që u vendosën në Tiranë apo kompania fituese në pronësi të biznesmenit Besnik Çera “do të lodhet” për të blerë të tjera. /albeu.com


Shtuar 19.10.2023 20:38