Autobusi me pasagjerë del nga rruga në “Kthesën e Murrashit”, shmanget një tjetër tragjedi

Një “minibus” me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar të bjerë në Lumin Shkumbin në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Pikërisht në këtë zonë, disa ditë më parë, humbën jetën 3 anëtarë të të njëjtës familje, pasi pas një aksidenti në rrugë, mjeti i tyre gjithashtu përfundoi në lumë.

Mësohet se janë rrezikuar dhjetra jetë njerëzish, por për fat të mirë, pas daljes nga rruga është shmangur rënia në Lumë. /albeu.com

 


Shtuar 7.02.2022 12:11