Numërohen gati 20 përqind të kutive: Rritet PD por PS kryeson bindshëm

Deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë numëruar 20% të votave ku PS duket se është në avantazh.

Kuti pas kutie shihet një rritje e PD por ende kryeson bindshëm PS.

Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.

Por sa vota kanë rrëmbyer PS, PD dhe LSI në secilin qark deri në orën 07:o0?

Albeu.com jua sjell më poshtë:

Deri në këto momente nga KQZ raportohet për:

PS 159 525 vota

PD 121 938 vota

LSI 22. 488 vota  /albeu.com/


Shtuar 26.04.2021 07:26