7 orë nga nisja e numërimit: PS kryeson në të gjithë vendin, PD rritet lehtë

Prej gati 7 orësh kanë nisur numëri i votave në të gjithë Shqipërinë.

Deri më tani kryeson Partia Socialiste me 154 mijë e 707 vota (50.19 % ose 66 mandate).

Ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 117 mijë e 913 vota (38.26 % ose 50 deputetë).

Lëvizja Socialiste për Integrim është e treta me 21 mijë e 569 vota (7.00 % ose 6 mandate).

Ajo që është surprizë është PSD-ja, e cila renditet e katërta me 5 mijë e 739 vota dhe ka të paktën 3 mandate të sigurta, edhe pse tashmë Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen duke kërkuar zëvendësimin e tij.

LISTA:

Partia Socialiste e Shqiperise– 154 707

Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim“- 117 913

Lëvizja Socialiste për Integrim– 21 569

Partia Social Demokrate– 4136

Nisma Thurje– 1359

Partia Lëvizja Për Ndryshim -1155

Bindja Demokratike– 1063

 


Shtuar 26.04.2021 07:34