Çani i shqetësuar për marrëdhënien Rama-Erdogan: E frikshme, jemi nën protektoratin turk

Gazetari Arjan Çani ka komentuar zgjidhjen që kryeministri Rama i bëri kaosit në Rinas duke sjellë kontrollatorë nga turqia.

Sipas tij ky veprim tregon drejtimin që mund të marrë Shqipëria, ndërsa thekson se afërsia që Rama ka me neootomanët është e frikshme.

“Më 25 prill ne do të votojmë. A do të anëtarësohemi me Erdoganin apo në BE?

Njerëzit sado të palexuar të jenë, në një moment të caktuar 2-3 ditë para votimit dikush duhet tua thotë.

Afërsia e tij me neootomanët është e frikshme. Shumë kanë frikë ta bëjnë këtë gjë.

Orientimi i Shqipërisë nga do të jetë?

Kjo me Albcontrolin është një shenjë e vogël se ku po shkojmë”, tha ai.

“Nuk ia vlen të mundohemi të gjejmë fijen në kashtë, Rama e ka të qartë modelin e tij, është ajo erdoganiste.

Edhe mediat franceze e kanë quajtur Erdoganin vëllain i tij të vogël.

Kulmi arrit pikërisht pas bllokimit, kur merr në telefon sulltanin e madh dhe i thotë më duhen kontrollorë dhe ai ia ka sjellë parmbrëmë natën.

Nëse dikush deri dje thoshte jemi nën protektoratin e SHBA tashmë kemi hyrë nën protektoratin e qartë turk.

Turqia shpëton kullën e Albcontrol. Shpëtoi Ramën”, vijoi ai mbrëmjen e djeshme në Të Paekspozuarit. /albeu.com./

Shtuar 9.04.2021 01:04