“Nuk u nda nga e shkuara”, Vangjeli: Basha i kishte provat e “non-gratës” për Sali Berishën, duhet të bashkëpunonte me drejtësinë

Analisti Lorenc Vangjeli tha se Lulzim Basha duhet të bashkëpunonte me drejtësinë për dosjen e ‘non gratës’ së Sali Berishës që kishte në dorë.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, duke shtuar se nëse Basha do të bënte një akt të tillë politik, do të shkëputej nga e shkuara.

Basha nëse do të ishte politikan, një akt politik do të ishte që ai të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Cilat ishin aktet e Berishës për të bërë të mundur pasurimin e familjarëve, aleatëve të tij politik e me radhë?

Ku ishte prova e fshehur që ai tentonte të ndërhynte në hetime e me radhë? Ky do të ishte akti politik i një politikani që do të ndahej nga e shkuara.

Nuk e bëri. Në këtë dynja asgjë nuk është falas. Amerikanët nuk ia dhanë falas atë instrument të mrekullueshëm siç është ‘non grata’, i iku”, tha ai.


Shtuar 12.09.2023 16:26