Nuk u hapën negociatat, reagon “Rithemelimi”: Keqardhje e thellë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut

Ditën e sotme është mbajtur Samiti për Ballkanin Pervndimor ku do të bisedohej për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në Samit morën pjesë Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski.
Por nga ky Samit nuk pati një “dritë jeshile” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për këtë ka reaguar edhe “Rithemelimi” duke shprehur keqardhje si dhe duke u bërë thirrje të gjithëve për tu bashkuar në protestën e 7 korrikut.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARI I KRYESISË, ALDO BUMÇI

Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel.

Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat.

Shqipëtarët do të vazhdojnë të presin.

Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.

Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria.

Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja.

Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin.

Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë.

Por, as zgjidhje nuk mund të jetë.

Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.

Bashkojuni Partisë Demokatike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.

#Shqipëria në rrezik

Shtuar 23.06.2022 18:19