Mike Pence mbërrin në Shqipëri, ja kush e pret

Ka mbërritur në Tiranë, ish-zv.Presidenti i SHBA, Mike Pence. Ai ka shkuar direkt në Manzë të Durrësit ku ndodhet kampi ASHRAF 3 i iranianëve.

Ai pritet të takohet me viktimat e regjimit në Teheran dhe do të mbajë një fjalim politik për ata që kërkojnë një Iran demokratik dhe laik.

Mësohet se të pranishëm janë Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi dhe deputetët e të tre forcave politike.

Në muajin maj të këtij viti, Shqipëria u vizitua edhe nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

 

 

 

 


Shtuar 23.06.2022 18:17