Nuk treguan kamionin me kanabis që po shkonte drejt Greqisë, “bien në rrjetën” e policisë dy persona në Korçë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës.

Ata akuzohen për moskallëzimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi që do të kalonte drejt Greqisë dy vite më parë dhe ishin të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A. M., 52 vjeç dhe M. S., 23 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar 52-vjeçarin me 3 muaj e 24 ditë burg dhe 23-vjeçarin me 4 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i tyre u bë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 13.02.2019, ku në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në dy mjete tip kamion u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis./albeu.com/