Holanda kërkon një qasja më të rrepë ndaj Serbisë, pasi nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë për agresionin në Ukrainë.
Deputetët e saj kanë miratuar rezolutën për propozimin që Serbisë t’i vendosen vizat.
Të lidhura
None found
Holandezët kanë edhe opzione të tjera të “ndëshkimit” të Serbisë, bën të ditur Gazeta Express.
Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar rezolutën, përmes së cilës i bën thirrje Qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për vendosjen e përkohshme të vizave ndaj Serbisë, nëse nuk bashkërendohet me politikën e Bashkimit Evropian.
Propozimi ka marrë përkrahjen e deputetëve të pozitës dhe të opozitës në Holandë.
Deputeti i Partisë Popullore, Jeoren van Ëijngaarden ka shkruar në TËitter se propozimi i tij ka marrë përkrahjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.
“Dhoma e Përfaqësyesve përkrahi propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë, nëse Presidenti Vuçiq nuk i përkrahë sanksionet ndaj Rusisë, Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një oposion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka shkruar deputeti holandez.
