Nuk po u ecën me banesat, shqiptarët në Angli kthejnë tempullin në shtëpi bari

Nuk mjaftojnë banesat, së fundi shqiptarët në Britani kanë kthyer dhe një tempull “sikh” në shtëpi bari.

38 vjeçari Fatjon Jaupaj u arrestua kur policia bastisi ndërtesën në Bradford, ku u gjetën 645 bimë kanabisi në 6 dhoma me pajiset e posaçme dhe një sistem monitorimi me kamera. Jaupaj u dënua me 24 muaj burg, por iu tha se do të deportohej pasi u deklarua fajtor për prodhim kanabisi.

Po në Bradford u kapën me një tjetër ‘shtëpi bari’ Ervis Roçi dhe Edi Kotorri. Kanabisi i rritur prej tyre arrinte në treg shifrën e 500 mijë stërlinave. Në banesë u zbuluan njësi për ngrohje intensive dhe pajisje ventilimi.

Njëri prej dy shqiptarëve e pohoi para forcave të rendit se ai kujdesej për të ujitur bimët dhe kontrollonte ndricimin. Si Roci, ashtu edhe Kotorri janë dënuar secili me nga 20 muaj heqje lirie./TCH


Shtuar 24.06.2021 16:22