Nuk plotësoi formularin e dekriminalizimit, kandidati i Tom Doshit humb mandatin e deputetit

I dyti në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku ka humbur mandatin e deputetit, pasi nuk ka paraqitur formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shpallë mos zgjedhshmërinë e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidati i radhës, pas dorëheqjes së kryetarit të PSD-së Tom Doshi.

Kujtojmë se Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën vakante maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.

Për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Doshi, do të vijohet me kandidatët e tjerë në listë.

Shtuar 25.05.2021 12:05