Flakë dhe pastaj rruga ngrihet në ajër, pamje dramatike nga Wuhani (VIDEO)

Duket se Wuhanin vazhdojnë ta ndjekin historitë e këqija.

Pas Covid-19, qyteti është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore pas një shpërthimi gazi, i cili për fat të mirë nuk shkaktoi dëme në njerëz, përveç shkatërrimeve në rrugë dhe sistemin e kanalizimeve.

Mediat kanë publikuar momentin kur ndodh një shpërthim për shkak të gazit, i cili shkatërron një pjesë të rrugës.

Në video duket momenti kur disa punonjës të mirëmbajtjes janë duke salduar diçka pranë një pusete dhe papritur ndodh shpërthimi, i cili përfshin edhe një pjesë të rrugës për shkak të sistemit të kanalizimeve.


Shtuar 25.05.2021 12:46