FANTASTIKE/ Në Wembley do të lejohen 90 mijë tifozë për ndeshjet e “Euro 2020”

Ndeshjet e Kampionatit Evropian 2020 që do zhvillohen në “Wembley” do jenë të mbushura me spektatorë.

 

Testet e fundit të COVID-19, kanë dal të suksesshme me vetëm 15 raste nga 58 mijë njerëz dhe ministri i kulturës, Oliver Dowden e vlerësoi si ‘sukses i vërtetë’.

Në fakt, asnjë rast me COVID-19 nuk ishte gjatë takimit Leicester City – Chelsea.

Sipas Evening Standard, Euro 2020 do jetë me plotë spektatorë, pra në “Wembley” do mirëpriten plotë 90 mijë tifozë.

Ndërkohë, Anglia në fazën e grupeve do takohet me Kroacinë, Skocinë dhe Republikën Çeke.

 

Shtuar 25.05.2021 12:05