Hakerat iranianë nuk ndalen. Së fundmi kanë publikuar në Telegram edhe të dhënat mbi patentat e qytetarëve shqiptarë.
Me anë të një postimi në faqen “HomeLandJustice” hekerat kanë edhe disa fjalë për qeverinë shqiptare.
“Është siguria e terroristëve më e rëndësishme për ju se sa ajo e “investitorëve” shqiptarë? Ju nuk jeni në gjendje të paguani çmimin e sigurisë për qytetarët tuaj. Si ka mundësi që ju shpenzoni thesarin e shtetit për të mbrojtur dhe promovuar terroristët? A nënkupton kjo diçka tjetër veç korrupsionin qeveritar?”, shkruajnë hakerat.
Siç dihet, ky nuk është rasti i parë që hakerat kanë publikuar të dhënat personaleve të qytetarëve, si numrat e telefonit, targat, pagat dhe po ashtu bisedat në Whats App.
Një skandal kaq i madh, me të cilin qytetarët shqiptarë po fillojnë të “familjarizohen” e të mos i bëj më përshtypje./albeu.com