Presidenti i SHBA-së Joe Biden tashmë njihet për gafat e tij, ngatërresat që bën dhe rrezimet spektakolare që nga zgjedhja e tij në krye të shtetit.
Një ngatërresë nga ana e tij nuk ka munguar as sot ku gjatë fjalës së tij në konferencë pas përfundimit të Samitit të NATO-s ngatërroi Suedinë dhe Zvicrën. Ai menjëherë e kuptoi gabimin e bërë dhe ja vuri fajin padurimit për të mbaruar.
Në veçanti, presidenti amerikan iu referua bisedimeve që ka pasur me liderët e Finlandës dhe Suedisë, duke thënë se ka komunikuar me “liderin e Zvicrës”.
“Zvicër, o Zot, jam shumë i shqetësuar për zgjerimin e NATO-s. E kisha fjalën për Suedinë”.-tha ai./albeu.com
‼️??????Biden welcomed Switzerland’s entry into NATO.
“Switzerland… Oh, I mean Sweden. I am very worried about the expansion of NATO,” the president said.‼️ pic.twitter.com/c4GBYPvTa1
— AZ ???? (@AZmilitary1) June 30, 2022