“Nuk mund të njolloset fushata me gjak”, OSBE reagon për vrasjen e Xhuvanit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.

OSBE thekson se pret nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

Ndërkohë OSBE shprehen se beson që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.

Reagimi i plotë:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.


Shtuar 22.04.2021 13:40