“Nuk mund të fle, jam e trembur”, blogerja shfaqet mes lotësh pas mbylljes së TikTok

Alix Earle, blogerja dhe influencuesja amerikane, ka shprehur mërzitjen dhe shqetësimin e saj pas njoftimit për ndalimin e TikTok në Shtetet e Bashkuara. Earle, e njohur për videot e saj të njohura “Get Ready With Me”, bëri një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku e shfaqur mes lotësh, ka treguar sa shumë e preku ky vendim.

Earle, e cila filloi të bëhej e njohur përmes TikTok-ut ndërkohë që ishte studente në Universitetin e Miamit, ka grumbulluar më shumë se 7.2 milionë ndjekës në platformë. Ajo ka shprehur hapur shqetësimin se si mbyllja e TikTok mund të ndikojë jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në humbjen e kujtimeve dhe lidhjeve që ka krijuar me ndjekësit e saj.

Në një video emocionuese, ajo tha: “Nuk mund të fle, jam shumë e trembur për këtë. Jam shumë e trishtuar, thjesht po mendoj se si do të zhduken të gjitha kujtimet. E dua shumë dhe thjesht ndihem sikur të kem mundësinë të kthehem tek ajo menjëherë.”

Përveç ndikimit emocional, Earle ka përfituar një shumë të konsiderueshme nga bashkëpunimet me markat, me të ardhura që luhaten mes 40,000 dhe 70,000 dollarëve për postimet sponsorizuara. Ndërsa TikTok është bërë një platformë e rëndësishme për influencuesit dhe marketerët, ky zhvillim ka shkaktuar pasiguri të madhe për të gjithë ata që e kanë përdorur për të ndërtuar karrierën e tyre online.


Shtuar 20.01.2025 15:12