Nuk mund ta refuzonte ofertën e Bayern Munich, Nagelsmann largohet me pikëllim nga Leipzig

Julian Nagelsmann ka thënë se oferta e Bayern Munichut ka qenë tepër e mirë për t’u refuzuar, megjithatë do të japë më të mirën në pjesën e mbetur të sezonit me RB Leipzigun.

Të dy klubet njoftuan të martën se 33-vjeçari do ta marrë drejtimin e bavarezëve nga 1 korriku 2021 dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare.

Bayerni që është në prag të titullit të nëntë radhazi në Bundesliga, ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së Hansi Flick, i cili e kishte informuar klubin se nuk do të qëndrojë pasi të përfundojë sezoni.

Leipzig mund ta mbyllë sezonin në vend të dytë në kampionat, si edhe luan në gjysmëfinale të DFB-Pokal kundër Werder Bremenit të premten.

“Po largohem nga RB Leipzigu me pikëllim. E kam trajnuar një skuadër të veçantë te një klub me mundësi të mëdha dhe kushtet më të mira të mundshme për punë”.

“Arritja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (në sezonin 2019/2020) ishte padyshim ndër arritjet më të mëdha të kohës sonë bashkë. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë”.

“Njëherësh, jemi duke shijuar sezonin më të mirë në histori të klubit në Bundesliga. Duam të përfundojmë renditjen më të mirë dhe pastaj të ngremë një trofe të madh për herë të parë, po ashtu”.

“Është akoma herët të them lamtumirë dhe të flas për kujtimet e mia, sepse ende nuk e kam përfunduar punën me Leipzigun”.

“Misioni im mund të përfundojë këtu gjatë verës, por unë do të jam më të mirën time absolute deri atëherë. Jemi shndërruar në një grup vërtet të ngushtë që dëshiron të fitojë një trofe”.

“Leipzigu është klub i veçantë, megjithëkëtë – po largohem. Nuk e kam fshehur faktin se do të më pëlqente pozita e trajnerit kryesor të Bayernit dhe se do të më ta pranoja këtë punë nëse ndonjëherë vjen mundësia”.

“Posti te Bayerni është një mundësi unike për mua. Dua ta falënderoj Oliver Mintzlaff (shefi ekzekutiv i klubit) dhe pjesën tjetër të bordit te RB Leipzigu që gjetën zgjidhje me Bayernin duke ma mundësuar këtë”.

“Tash do ta orientojmë gjithë vëmendjen te tri ndeshjet e mbetura të Bundesligas dhe padyshim gjysmëfinalja e DFB-Pokal, duke u përpjekur që ta përfundojmë sezonin në mënyrën sa më të suksesshme të mundshme”, ka deklaruar Nagelsmann për faqen zyrtare të Leipzigut.


Shtuar 27.04.2021 19:15