Policia kriminale është rikthyer në vendin e mgjarjes në Fier, ku u vra mëngjesin e sotëm me thikë roja i serrave.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe u duk se policia i kishte marrë të gjitha provat në vendngjarje pas largimit të saj, në këto momente janë rikthyer forcat e policisë dhe asaj kriminale në vendin ku u gjet trupi i pajetë i viktimës Petraq Gjika nga Grecallisë e Fierit.
Policia po heton në dy pista për vrasjen e rojes.
E para lidhet me plagosjen e 4 viteve më parë, ku Gjika u plagos në bark dhe në fyt, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plagëve.
Për krimin e asokohe u arrestua një ditë më vonë Xhevat Bregun, banues në Mbrostar, cili momentalisht po vuan dënimin me burg.
Grupi hetimor gjithashtu nuk përjashton mundësinë që Gjika të jetë përballur me një tentativë grabitje te serës, ndërsa mund të jetë sulmuar për vdekje nga grabitësit./albeu.com