Blendi Teta mohon përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos, prokurori e kundërshton: Kemi prova

Blendi Teta i arrestuar dhe i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, në seancën e së henës  ka dhënë deklarimet e tij përpara Gjykatës së Posaçme.

Përballë togave të zeza të GJKKO-së, Teta, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e të riut 2 vite më parë. Sipas tij ai nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ka asnjë provë që e përfshinë në atentatin mafioz.

Ndërkohë prokurori i çështjes Behar Dibra, ka kundërshtuar deklarimet e tij, duke i thënë gjykatës së në fashikujt e dosjes hetimore ka prova të mjaftueshme se Teta ka pasur rol kryesor në atentatin mafioz.

Sipas tij, përveç, pamjeve filmike ka dhe prova të ADN të Tetës qe e implikojnë atë në ngjarje. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve që kanë dijeni për ngjarjen, të cilët do thirren për të dëshmuar. /abcnews.al

Shtuar 19.07.2021 15:34