U godit disa herë me thikë, detaje nga vrasja e rojës së serrave në Fier, autori u largua më këmbë pas krimit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mbrostar Ura të Fierit.

Rreth orës 06: 40, pranë disa prej serrave të këtij fshati është gjetur i pajetë trupi i shtetasit Petraq Gjika, 67 vjeç, që sipas versionit të policisë së Fierit është roja e serrave dhe mbi të janë gjetur shenja të mjeteve prerëse.

Roja i gjetur i vrarë, është edhe vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli.

Trupi i pajetë i rojës nga banore të zonës, jashtë serrave te kultivuara me sallator. Trupi i goditur me thike disa herë dhe është gjetur jashtë godines ku qëndronte për të ruajtur objektin. Objekti i ruajtur me kamera sigurie.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha  provat nga vendi i ngjarjes që mund të çojnë tek autori i saj.

Ekspertë të drejtorisë se policisë Fier po krehin të gjithë zonën.  Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai qe ka kryer vrasjen dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave nga fshati ku banonte roja e serrave, Petraq Gjika, i ndjeri kishte kohë që punonte roje nate, para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur./albeu.com