Gazetari Artan Hoxha, ka nxjerë të tjera detaje lidhur me teknologjinë që përdorte Ervis Martinaj.
Hoxha ka theksuar se Martinaj përdorte një celular të teknologjisë së lartë që nuk gjurmohej kollaj, madje nuk kishte as kartë. Sipas Hoxhës, Ervis Martianj investonte shumë në teknologji pasi e përdorte si për biznesin e tij dhe për tu mbrojtur.
“Ervis Martinaj përdorte jo telefon të zakonshëm, por një që ishte shumë e vështirë të gjurmohej. Ai investonte shumë në teknologji si në bizneset e tij si për vetëmbrojtje. Është shumë e rëndësishme të gjendet telefoni i Ervis Martinaj”, tha Hoxha.
Kujtojmë se që prej 8 gushtit të këtij viti nuk ka më asnjë gjurmë të Martinajt dhe ai është denoncuar si i zhdukur nga babai i tij./albeu.com/