Avokati i autorit të krimit në Fier, Ermal Hamataj, ka zbuluar detaje tronditëse nga dëshmia e Klodian Çalamanit në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
Ai është shprehur se Klodian Çalamani ka bërë deklarata të forta kur ka thënë se nëse do të kishte benzinë, nuk do të gjendej as trupi i viktimës.
“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin.
Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar ‘arrest me burg’, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani.
Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë”, ka thënë avokati në një deklaratë për mediat./albeu.com/