Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ditën e sotme padinë e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës. Kolegji Zgjedhor vendosi te rrezoje padite e Partise Demokratike dhe Levizjes socialiste per integrim per pavlefshmeri zgjedhore ne qarkun Vlore.
Altin Kaziaj përfaqësues i LSI në Kolegj tha para Kolegjit se: Nga dokumentet shtetërore të nxjerra nga KQZ, del se si disa shtetas kishin ardhur në periudhë ndalimi të pandemisë dhe kishin detyra zgjedhore, ky orientim politik është bërë për të goditur opozitën , që shqiptarët jashtë mos të japin votën e tyre.
Ku urdhër ka dalë në mënyrë abuzive për të goditur opozitën , prandaj kërkojmë shpalljen e pavlefshme të këtyre zgjedhjeve, KAS vendosi politikisht. Ne i kemi vënë provat në dispozicion, duam ta pranoni kërkesë padinë.
Kujtojmë se Kolegji filloi punën e tij një ditë më parë, ku vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës. Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për tu shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që u rrëzuan nga KAS. KAS ditën e djeshme përfundoi maratonën rreth një mujore të animimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.
PD kërkoi që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash u rrëzuan dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar. /tch