“Nuk ka krushq që e ndalojnë dasmën tonë, jemi të dashuruar me BE”, Borrell – Ramës: Ka lloje të ndryshme martesash

Kryeministri Edi Rama, shpesh herë, integrimin e Shqipërisë në BE e cilëson si një martesë, ku aktualisht thotë se dasma (Shqipëria) është gati, por nuk po vjen nusja (BE).

Sot, gjatë konferencës me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josef Borrell Rama u pyet nëse “do të anulohej dasma, në një kohë kur nusja ka vite që nuk vjen.

“Nuk e di këtë traditën shqiptare që të anulohet dasma sepse nuk e lenë nusen të shkojë te dhëndri. Dasmat në Shqipëri bëhen pas marrëveshjes mes krushqve. Por, nëse do të vijojmë me këtë ide, nuk ka krushq që anulon dasmën tonë, pasi ne jemi të dashuruar me BE-në. Jemi gati për t’u martuar me BE-në në momentin që ajo do të jetë gati. Ne këto deklaratat e dashurisë i kemi thënë me kohë”, tha Rama.

“Kjo është zgjedhja e duhur. Ne i përkasim komunitetit të BE-së. Këta do të detyrohen të martohen me ne, është thjesht çështje kohe. Nuk e shmangin dot por ne duhet të rezistojmë me gjithë forcën e pasionit dhe dashurisë tonë” shtoi më tek kreu i qeverisë.

“Meqë po flasim për martesat ka lloje të ndryshme martesash”, tha Borrell, ndërsa Rama nuk e la të mbyllte mendimin, duke i thënë “nuk po e ndërlikojmë atëherë meqë kishte vetëm dy pyetje”./albeu.com


Shtuar 15.03.2022 12:38