Kryeminsitri Edi Rama i pyetur për përgjimet e Taulant Ballës është shprehur se për këtë nuk ka fakte dhe se ai nuk bazohet në spekulime.
Sipas tij ka shumë njerëz që duan të baltosin emrat e njerëzve për ta paraqitur Shqipërinë si një zhgënjim.
Edi Rama: Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpër gojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë./albeu.com