Nuk ju zgjat bateria e telefonit? Ja si të përmirësoni jetëgjatësinë e saj

Telefoni është një ndër mjetet më të rëndësishme për njerëzimin. Pjesa më e keqe e telefonit që të gjithë njerëzit e kanë problem është rënia e baterisë.

Në krahasim me modelet më të vjetra të telefonave, bateritë e sotme të iPhone janë më jetëgjatë. Disa telefona në raste ekstreme, ato mund të nxehen dhe mund të dëmtojnë telefonat tuaj Apple ose të markave të tjera. Disa shkencëtarë kanë dalë në përfundim të disa këshillave për t’i ndihmuar njerëzit sesi të ruajnë baterinë e tyre dhe ta përmirësojnë karikimin brenda disa minutave, raporton The Sun.

Pjesa më e dëmshme e telefonit që mund ta shkatërroni baterinë është kur punoni me të gjatë kohës që është duke u karikuar, e cila ju shkurton jetëgjatësinë e baterisë dhe prish pjesën e karikimit dhe më e dëmshme për baterinë e telefonit është kur e lini të karikohet gjatë natës. Është e rëndësishme të shmangni karikimin e telefonit kur pajisja është e nxehtë.

Do të thotë nëse sapo e keni përdorur telefonin tuaj për një seancë të madhe lojrash ose për të parë Netflix, nuk duhet ta lidhni menjëherë me karikuesin. Ekspertët nga Tech Neës Today shpjeguan: “Shumica e njerëzve priren të karikojnë telefonat e tyre sapo të mbarojnë një seancë masive të shkarkimit të baterisë. Kjo shkurton jetëgjatësinë e baterisë dhe mund të shkaktojë edhe dëmtim të harduerit”./albeu.com