Nuk ju pëlqen trupi juaj? Bebe Rexha ka diçka për t’ju thënë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha  shpesh herë është paragjykuar për format e saj trupore.

Më parë ajo ka rrëfyer se ka pasur stilistë që nuk kanë preferuar të punojnë me të, për shkak të trupit të saj dhe formave të kolme.

Mirëpo, këto fjalë nuk kanë ndikuar aspak te Bebe dhe ajo ka vazhduar të dashurojë trupin e saj ashtu si e ka me të mirat dhe defektet e veta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Së fundmi nëpërmjet një postimi në “Instagram” këngëtarja ka dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjtiha vajzat të cilat ndihen në siklet me trupin e tyre.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”- shkruan Bebe krah fotos ku bien në st linjat e saj trupore.


Shtuar 17.03.2021 22:16