Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur nga “Foltorja” e Përmetit se opozita e sotme nuk është më si ajo e mëparshmja që tërhiqej prej “hundësh”.
Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave të mëdha në të gjithë vendin, për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.
Ai tha se ka ikur koha kur opozita mbahej peng nga telefonatat, dhe sot PD e bashkuar do të bëjë çdo gjë të ligjshme kundër vjedhjes së qytetarëve.
“Vetëm një opozitë e vërtetë i arrin qëllimet, një opozitë që tërhiqet prej hunde që merret në telefon mos bëj këtë mos bëjë atë, kjo nuk bëhet. Unë do bëj çdo gjë të ligjshme kundër kësaj qeverie që vjedh shqiptarët çdo ditë. Ne duhet të shpejtojmë të bashkohemi, të mobilizojmë energjitë tona për betejë. Ne do nisim protesta të mëdha në të gjithë vendin sepse ne jemi të vjedhur, sepse energjinë që ne marrim më lirë se gjithë Europa e blejmë shumë shtrenjtë. Pse them më lirë, sepse energjia jonë ka kosto ujore, atëherë si ka mundësi t’ua japim shqiptarëve më shtrenjtë se në shumë vende”, tha Berisha./albeu.com/